Site icon Telegrafi

Edi Rama e shkarkon përsëri Brisida Shehajn nga detyra

Fiks dy muaj më parë, me një vendim të Kryeministrit Edi Rama ajo la detyrën e rëndësishme të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë zyrën e zv.ministres së Financave.

Por sot Brisida Shehaj është zyrtarisht pa punë.

Lapsi.al ka mësuar se sërish me një vendim të kreut të qeverisë, Shehaj është shkarkuar nga kjo detyrë.

Zyrtarisht nuk ka ende një komunikim për këtë lëvizje dhe për arsyet që e çuan kryeministrin të shkarkojë nga detyra një nga emrat e shumëpërfolur të emërimeve të para kur PS erdhi në pushtet në vitin 2013.

Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se ka qenë vetë kryeministri që ia ka komunikuar shkarkimin nga detyra 32-vjeçarjes. Takimi është mbajtur pasditen e së mërkurës dhe në të Shehajt i janë komunikuar edhe arsyet e largimit.

Largimi i Shehajt i jep eksperimentit të kryeministrit Rama që emëroi në poste të rëndësishme qeveritare vajza të reja dhe beqare që sipas tij ishin më efektive në detyrë.

Përpara ish-drejtoreshës së Tatimeve u larguan Elisa Spiropali nga Doganat, apo Luneda Sufalit nga drejtoria e mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version