Pas përfundimit të nënshkrimit të 12 marrëveshjeve të bashkëpunimit, Edi Rama ka thënë para medieve se këto marrëveshje me Kosovën tregojnë angazhimin e dy shteteve për rrugën evropiane.
Rama po ashtu ka përmendur edhe çështjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, ku theksoi se homologu i tij Ramush Haradinaj e di qëndrimin e tij karshi kësaj çështje.
“Atë që e kam thënë Ramushi e di dhe ashtu besoj dhe e kam bindjen dhe nuk kam nevojë ta ripërsëris”, është shprehur Rama.
Mbledhja e sotme mes dy qeverive është e katërta me radhë që është organizuar nga dy shtetet. Në këtë mbledhje të mbajtur gjatë festës së 28 Nëntorit, qeveria Rama dhe Qeveria Haradinaj nënshkruan 12 marrëveshje. /Telegrafi/