Telegrafi

Edi Rama: E pamundura u bë e mundur fal heronjve të Kosovës

Në seancën solemne për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete formalisht të ndara administrative por që jetojnë në një ndërveprim të natyrshëm ekonomik.

Rama ka thënë se një dekadë më parë Kosova realizojë një aspiratë të madhe historike duke u vendosur si shteti më i ri në hartën e globit dhe ajo sot numëron më shumë se 115 njohje por edhe ka shënuar një progres të konsolidohem në fuqizimin e institucioneve.

“Besoj se jeni tërë në një mendje me mua se kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një outopi se sa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lere pastaj adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë që nuk do të ishte i mundur as nëpërmjet fantazisë por e gjitha kjo ka ndodhur dhe kur rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pa shmangshëm, angazhimi i pa epur i njerëzve të zakonshëm të këtij populli, heronjve të dal nga gjiri i këtij populli e ka bërë të mundur të pamundurën“, ka thënë Rama.

Ndër të tjera, Rama ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete formalisht të ndara administrative por tanimë si pjesë e një rrëfimi të përbashkët historik, një ndjenje të unifikuar kombëtare dhe një interesi të pandashëm politik, ato tashmë jetojnë në një ndërveprim të natyrshëm ekonomik dhe një bashkëveprim institucional e politik të vazhdueshëm në funksion të përafrimit të pandalshëm të programit kombëtar të së ardhmes. /Telegrafi/