Kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda dhe vogëlushin e tyre Zaho janë nisur për të kaluar një fundjavë në Firence.
Ata janë fotografuar gjatë udhëtimit të tyre në avion duke u shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Sipas Syri.net familja dukej e gëzuar me Lindën që ishte e fokusuar kryesisht në shkrepjen e sa më shumë fotove me Zahon e vogël.
Një tjetër detaj që nuk njihje deri më sot për Kryeministrin Edi Rama, siç edhe mund të shikohet në foto është se shefi i qeverisë shqiptare ka filluar të mbajë syze optike gjatë leximit.