Site icon Telegrafi

Edi Rama: Çështja çame është çështje e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm grek, i cili kujton forcën e vendit të tij, ushtrinë dhe flotën, “janë një deklaratë për konsum të brendshëm, në opinionin publik grek dhe mua më ndjell një buzagaz të lehtë miqësor”.

“Jemi dy vende anëtare të NATO­-së, dhe siç e dimë ne e dinë dhe fqinjët tanë grekë, kështu që këto lloj deklaratash janë konsum i brendshëm që nuk është i panjohur në politikën greke dhe s’ka asnjë problem për ne. Nuk i marrim dot seriozisht si kërcënime, sepse unë nuk i konsideroj kërcënime. Por ne s’kanë çfarë force na tregojnë fare”, tha kreu i qeverisë në lidhje me diskutimet e qeverisë greke me çështjen çame.

“Ne jemi në Shqipëri dhe jemi këtu në lirinë dhe të drejtën tonë për t’u futur e për të dalë në skenën politike si të duan. Kemi të drejtën tonë për të ndërtuar koalicionet që duam dhe nuk e imagjinoj dot që ne të kemi vërejtje se me kë bën koalicion në Greqi një X me një Y. Prandaj e kam thënë dhe e përsëris se çfarë bëjmë ne këtu me politikën tonë dhe me njëri­tjetrin nuk është një çështje ku presim këshilla apo presim vërejtje nga fqinjët tanë”, shtoi kryeministri në intervistën në “News24”.

Exit mobile version