Aktori Edi Lushi pas tre filmave të luajtur në Kosovë pritet që të luaj edhe në Hollywood. Ai tashmë ka vënë kontaktet dhe pritet të luaj në një film të producentëve të Hollywoodit.
Edi Lushi është aktori i radhës nga Kosova që pritet që të luaj në filma të industrisë amerikane të filmit, në Hollywood.
Në një intervistë të dhënë për një media aktori ka treguar se ai është në kontakte për të luajtur në një film të producentëve John Alite dhe Andi Deliana.
“Po jam në kontakt për të luajtur rolin negative në një film aksion. Jam kontaktuar nga John Alite dhe Andi Deliana të cilët pritet që të me dhënë një rol në filmin e tyre që pritet ta xhirojnë së fundmi. Roli i im, siç thashë, është një rol negative në një film që bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe flet për grupin mafioz Cosa Nostra. Tashmë kontaktet janë vënë dhe besojë që shumë shpejt do të fillojë xhirimet e këtij filmi”, ka thënë Edi.
Ndryshe aktori kosovarë deri me tani është paraqitur në tre filma në Kosovë.
Ai ka luajtur në filmin “Bodrumi”, “Virus” dhe “Mad Macbeth”.
Ky do të jetë roli i parë i tij ndërkombëtarë në një film që prodhohet nga producentë të Hollywoodit.
Edi kryesisht në Kosovë ka punuar me produksionin HH Kosova Film, ku është bashkëpronar me Halil Budakovën.
Filmi Mad Macbeth është dhënë premierë të premten e kaluar në Prishtinë dhe është i zhanrit dramë dhe aksion.