Site icon Telegrafi

Shkon në 19 numri i të infektuarve me COVID-19 në Prizren, shpallet zonë në karantinë

Edhe 16 raste të reja me covid-19 janë regjistruar në Prizren duke e çuar në 19 numrin e të infektuarve nga kjo komunë.

Lajmin e bëri publik, Mytaher Haskuka, kryetar i komunës. Pas kësaj, komuna është futur në karantinë.

“Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 16 raste të reja me COVID-19.

Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.

Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.

Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version