Site icon Telegrafi

BE edhe zyrtarisht njoftohet për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Foto: Arkiv

Bashkimi Evropian ka marrë zyrtarisht njoftimin për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, deklarojnë sot pasdite nga zyra për shërbime të jashtme të BE-së, EEAS.

“Sot BE u njoftua zyrtarisht nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për emrin e ri, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Prespës.

Ne mirëpresim ngrohtësisht këtë hap historik, i cili është një shembull i pajtimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, tha deklarojnë nga EEAS.

EEAS, të cilën e udhëheq Federica Mogherini, por edhe e ndërmjetëson dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, e përgëzon Maqedoninë e Veriut për këtë sukses të madh dhe thonë se kjo hap një faqe të re për “të ardhmen e përbashkët të BE-së”. /Telegrafi/

Exit mobile version