Telegrafi

Edhe zyrtarisht në Juventus, ky është formacioni i frikshëm me Higuainin (Foto)

Edhe klubet kanë zyrtarizuar transferimin e Gonzalo Higuainit.

Argjentinasi është përforcimi i fundit i Juventusit. Ai u transferua nga Napoli për rreth 94 milionë euro.

Sulmuesi 28 vjeçar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me një pagë prej 7 milionë euro, transmeton  Telegrafi.

Para tij, “Zonja e Vjetër” i kishte transferuar edhe Miralem Pjanicin, Dani Alvesin, Mehdi Benatian dhe Marko Pjacan.

Me gjithë këta futbollistë në ekip, Juve nuk do ta ketë problem mbrojtjen e titullit në Serie A, por tashmë është shndërruar edhe në njërin nga pretendentët për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/