Telegrafi

Edhe zyrtarisht, Marchisio nuk do të luajë kundër Romës

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Claudio Marchisio do të humbasë ndeshjen kundër Romës.

Romakët janë shtatë pikë pas kampionit aktual Juventus dhe humbje pikësh kundër bardhezinjve, do të thotë edhe përfundim i ëndrrës për titullin e kampionit.

Në derbin e së dielës, mesfushori italian do të mungojë shkaku i lëndimit të muskujve të krahut, transmeton Telegrafi.

“Claudio Marchisio nuk ka stërvitur sot për shkak të lëndimit të muskujve të krahut të majtë”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.

“Gjendja do të vlerësohet ditën e nesërme dhe të dielës, ndërsa do të shohim nëse do të luajë në finalen e kupës së Italisë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/