Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli një gjendje lufte dhe shtetrrethimi në disa rajone pas konfliktit të armatosur me Armeninë për Nagorni-Karabakun.
Presidenti i Azerbajxhanit. Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe ushtarëve, pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes, raporton reuters.
Zjarri u hap nga armë të ndryshme, duke përfshirë ato të kalibrit të madh, tha Aliyev, duke deklaruar se “ky është një tjetër provokim ushtarak nga Armenia”, transmeton Telegrafi.
— Ilham Aliyev (@presidentaz) September 27, 2020
Ai vuri në dukje se Azerbajxhani nuk do të qëndrojë i heshtur për veprimet e Armenisë.
Udhëheqësi i Nago-Karabakut, Araik Artyunyan, tha se mobilizimi i të gjithë qytetarëve mbi moshën 18-vjeçare kishte filluar dhe se një gjendje lufte ishte shpallur në vend.
Në Armeni gjithashtu, Kryeministri Nikol Pashinyan shpalli një gjendje lufte dhe mobilizim të përgjithshëm. /Telegrafi/