Telegrafi

Edhe ZTE me orë të mençur

ZTE Smart Watch pritet të debutojë në gjysmën e dytë të vitit 2014, ndërsa besohet se ora e ZTE-së do të ketë karakteristika të ngjashme sikurse ajo e Samsung, Galaxy Gear.

Mirëpo, merret vesh se ZTE është duke u munduar që ta shesë orën e saj më lirë se sa rivali i saj Samsung, përkatësisht Galaxy Gear, i cili aktualisht mund të blihet për 299 dollarë.

Në anën tjetër, ZTE është duke menduar të krijojë edhe pajisje tjera të mençura të cilat do të bazohen në platformën Android, dhe do të lidhen me pajisje tjera. / Telegrafi /