Site icon Telegrafi

Edhe zëvendës kryeministri i ri i Maqedonisë i lidhur me Belizenë

Është në Qeveri të re të udhëhequr nga Zoran Zaev si zëvendës kryeministër por ai më herët ka qenë i lidhur me bizneset e pushtetit të kaluar. Jo me bizneset legale në vend por ato të fshehtat ”off shore” në Belize, kështu shkruan Prizma, e përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kompanitë misterioze ”Makinvent” dhe ”Fero Invest”. Bashkëpunëtor i këtyre dy kompanive të udhëhequra nga Koço Angjushev, është ”Hidro Osogovo” e cila udhëheq me katër hidrocentrale të vogla që e furnizojnë me ujë dhe rrymë Kriva Pallankën.

Në vitin 2015 i pyetur nga Prizma, Angjushev nuk ka dashur të tregoj se kush është pronari në të vërtetë i kompanisë ”Hidro Osogovo”.

”Bëhet fjalë për një biznesmen nga fqinjësia, e kam shok, por nuk mund të ju them kush është. Nuk ka lidhje me ata që janë të lidhur me off shore kompani në Belize.” kishte thënë Angjushev. /Telegrafi/

Exit mobile version