Telegrafi

Edhe zemra e “thyer” dhemb

Quhet edhe kardiomiopatia stresuese, ndërsa që e shkakton stresi intensiv, shumë adrenalinë apa ndonjë ngjarje e dhimbshme emocionale. Tek shumica e të prekurve nga kjo sindromë shfaqet pikëllim dhe depresion.

Ndarja apo ndonjë ndodhi e dhimbshme, qoftë në dashuri qoftë në familje, ndikojnë në ndalimin e ndjenjës së ngrohtësisë, prandaj, në vend të hormoneve të lumturisë, dipaminës dhe endorfinës, organizmi fillon të sekretojë hormonet e stresit, adrenalinë dhe kortizol, duke shkaktuar më shumë simptoma të "zemrës së thyer’.

Hulumtuesit nga universiteti “John Hopkins” kanë vërtetuar se pikëllimi i tepërt mundet të shkaktojë dhimbje të ngjashme me sulmin në zemër. Kjo gjendje patologjike është quajtur kardiomiopati stresuese apo sindroma e zemrës së thyer. Ngjarjet e dhimbshme së pari shkaktojnë probleme emocionale, tension dhe shumë stres, që gradualisht drejtojnë kah "sindroma e zemrës së thyer’.
/Telegrafi/