Site icon Telegrafi

Edhe Zelanda e Re nuk gjen qetësi, regjistrohet rekord tjetër i rasteve të reja me COVID-19

Zelanda e Re – e cila nuk kishte transmetim në komunitet për pjesën më të madhe të vitit – ka regjistruar 62 raste të tjera të komunitetit, një rritjet tjetër kjo e lartë për vitin 2021.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë Zelanda e Re do të mbetet në bllokimin më të lartë – Niveli 4 – deri në 11:59 pasdite të premten 27 gusht, me një rishikim të premten.

Auckland do të qëndrojë në nivelin 4 deri në 11:59 pasdite të martën, 31 gusht 2021, me një rishikim të hënën.

“Është shumë shpejt për të hedhur peshqirin. Ne kemi arritur deri këtu – do të ishte një humbje absolute për ne që të heqim dorë nga kjo tani”, ka thënë ministri i Përgjigjes ndaj Covid-19, Chris Hipkins në një konferencë shtypi.

“Ju do të shihni ndryshime në periudhën afatmesme dhe në mënyrën se si ne menaxhojmë kufirin”.

“Ne duam të arrijmë në pikën ku bllokimet nuk janë përgjigja për shpërthimet e mundshme në komunitet. Por ne nuk jemi ende atje”. /Telegrafi/

Exit mobile version