Telegrafi

Edhe Zamir Mehmeti mohon pjesëmarrjen e tij në protesta në Serbi (Video)

Aktivisti Zamir Mehmeti i ka hedhur poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për përfshirjen e tij në organizimin e protestave serbe kundër kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, është e turpshme që një ministër të jepë deklarime të tilla, pa i verifikuar informacionet. Mehmeti pohon për A1on se në tre vitet e fundit as që ka shkelë në tokën serbe, dhe se kjo vërtetohet nga pasaporta e tij.

Mehmeti shtonë se nuk do të habitej nëse deklaratat e Daçiq janë porositur nga Maqedonia./Telegrafi/