Telegrafi

Edhe YouTube ia pezullon llogarinë Donald Trumpit

YouTube është gjiganti më i fundit teknologjik që ia ka suspenduar llogarinë presidentit amerikan Donald Trump, shkruan BBC.

Ky gjigant që është në pronësi të Google, ka suspenduar llogarinë, videot e reja dhe materialet që transmetohen drejtpërdrejtë për shtatë ditët e ardhshme – me mundësi që kjo periudhë të mund të zgjatet, transmeton Telegrafi.

Kompania amerikane ka njoftuar se ka bllokuar llogarinë për shkak të mos respektimit të rregullave. Trump kishte postuar disa video gjatë të martës mbrëma, disa prej të cilave janë ende të qasshme.

Megjithatë në Google nuk kanë dhënë detaje arsyen e suspendimit të llogarisë. Por, gjithçka filloi kur përkrahësit e tij ia mësynë ndërtesës së Kongresit amerikan, ku si pasojë humbën jetën pesë persona.

Prej asaj kohe duke filluar nga Facebook, Twitter e gjigant tjerë teknologjik ia kanë pezulluar llogaritë Trumpit, të cilit i kanë mbetur vetëm edhe një javë në Zyrën Ovale. /Telegrafi/