Telegrafi

Edhe Yllka Kuqi ekspozon gjoksin, kritikohet nga fansat (Foto)

Këngëtarja Yllka Kuqi është shquar gjithmonë për elegancën e saj dhe paraqitjen në publik.

Mos ekspozimi i tepërt i trupit, e ka mbajtur me vite mjaft të ekuilibruar artisten, mirëpo mesa duket edhe Yllka e pa të nevojshëm një ndryshim.

Lexo po ashtu Yllka Kuqi përsëri në fshat? (Foto)
“]

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet me një fustan mjaft të hapur tek pjesa e gjoksit, gjersa kjo gjë nuk është mirëpritur aspak nga fansat e saj.

Fotografia e publikuar nga Yllka Kuqi në Instagram, dhe komentet negative.

Komentet negative kanë qenë nga më të ndryshmet, gjersa Yllka ka hezituar të bëjë replika lidhur me këtë temë.

Fustani i hapur i këngëtares, ka qenë i punuar nga stilistja e njohur gjakovare Albina Dyla. /Telegrafi/