Telegrafi

Edhe Xhesika Berberi takohet me Jennifer Lopezin (Foto)

Dita e djeshme ka qenë e veçantë për dy modelet shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.

Pasi u raportua për takimin mes ish-Miss Universe Albania, Adrola Dushit, tani edhe një bukuroshe tjetër ka takuar yllin amerikano-latin, Jennifer Lopez.

Bëhet fjalë për modelen e suksesshme, biondinën 26-vjeçare Xhesika Berberi.

Dy bukuroshet shqiptare kanë qenë në të njëjtin ngjarje, ku ishte e pranishme edhe këngëtarja e famshme.

Ato nuk kanë ngurruar që të fotografohen në tapetin e kuq me të, duke mos e kursyer gëzimin e këtij takimi.

“Me bukuroshen J.Lo”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Berberi.

Ndryshe, dyshja po vazhdojnë me suksese në Amerikë, ku po marrin pjesë në shumë ngjarje të modës. /Telegrafi/