Telegrafi

Edhe Wikipedia tallet keq me paraqitjen e Morenos (Foto)

Pas disa gabimeve të bëra në ndeshjen me Sevillan, mbrojtësi spanjoll Alberto Moreno, është tallur keq nga tifozët edhe në Wikipedia.

Gabimet e bëra të mbrojtësit Alberto Moreno pas insistimit të tifozëve të Liverpoolit i ka pranuar edhe Wikipedia.

Përveç fansave paraqitjen e dobët të Morenos e kanë kritikuar edhe legjendat e Liverpoolit, Jamie Carragher, Michael Owen dhe Steve McManaman.

Kulmi i gjithë kësaj ishte kur pas insistimit të fansave të Liverpoolit, Wikipedia, ka pranuar që lojtari të kthehet në Sevilla nga ku kishte ardhur te Liverpool.

Liverpooli edhe pse u pa si favorit, në fund humbi 3-1. /Telegrafi/