Telegrafi

Edhe West Ham kërkon Nistelrooyn

The Mirror shkruan se ish-ylli i Manchester United është i gatshëm të largohet nga Bernabeu gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk po arrin të gjejë vend në formacionin e parë.

Dhe, menaxherit të West Hamit i është premtuar nga dy pronarët e rinj të klubit, Davis Gold dhe David Sullivan, se do të mund të sjellë dy sulmues.

Pavarësisht moshës, Van Nistelrooy, 34-vjeçar, ka një rekord të frikshëm të golave si në Angli edhe në Spanjë./Telegrafi/