Site icon Telegrafi

Edhe Vulin deklarohet për dorëheqjen e Haradinajt

Dorëheqja e Ramush Haradinajt, për shkak të një thirrjeje nga Gjykata Speciale për t’u dëgjuar si i dyshuar, është një farsë dhe një mënyrë për të vonuar dhe ndërprerë dialogun, por edhe për t’i vënë barrën Serbisë.

Kështu deklaroi sot ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin me rastin e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Vulin tha se bëhet fjalë për “lojën për përdorim të brendshëm”, pasi që sipas tij, nuk është hera e parë që Haradinaj shkon në Hagë dhe kthehet si hero.

Ndryshe, Ramush Haradinaj, të premten ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj në fund të mbledhjes së Qeverisë, ndërsa ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale. /Telegrafi/

Exit mobile version