Një burrë me vështirësi të mëdha në të mësuarit është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni prekëse, ku është përcjellë edhe nga tre vinça të mëdhenj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ben Lawton i cili kishte përshëndetur shoferët e vinçave çdo mëngjes dhe mbrëmje për 20 vjet, deri në vdekjen e tij në tetor.
Siç thuhet më tej, 35-vjeçari, i cili kishte autizëm dhe epilepsi, vdiq pasi ndërpreu frymëmarrjen, por shkaku i vdekjes është ende i panjohur.
Të mërkurën, arkivoli i Lawton u përcoll nga furgona të kompanisë, i cili u pasua nga tre vinça të mëdha dhe një vinç më të vogël nga kompania me bazë në Walsall, Angli, me kërkesë të babait të tij. /Telegrafi/