Site icon Telegrafi

Edhe Vetëvendosje kundër shitjes së PTK-së

Kjo lëvizjen nëpërmjet një komunikatë ka thënë se e përkrah këtë demonstratë me pjesëmarrje por edhe duke kundërshtuar shitjen e PTK-së brenda Kuvendit përmes deputetëve të vet.

“I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të enjten më 31 mars duke filluar nga ora 11:00, para ndërtesës së Qeverisë t’i bashkohen kësaj demonstrate, në mënyrë që së bashku ta kundërshtojmë shitjen e PTK-së”.

Programi politik i Lëvizjes Vetëvendosje! thotë se ndërmarrjet publike që kanë rëndësi zhvillimore strategjike dhe kapacitet të konsiderueshëm të gjenerimit financiar, nuk duhet të privatizohen. Një ndërmarrje e tillë është edhe PTK-ja.

“Prandaj mbështesim kërkesat e drejta të punëtorëve të PTK-së për mbajtjen e ndërmarrjes së tyre shumë të rëndësishme për vendin”. /Telegrafi/

Exit mobile version