Telegrafi

Edhe Veseli thotë se liberalizimi i vizave është vetëm çështje orësh

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se liberalizimi i vizave është vetëm çështje orësh.

Këto komente Veseli i dha gjatë ceremonisë së vënies së gurëthemelit të kopshtit për fëmijë “Nina”, në Mitrovicë, ku pjesëmarrës ishte edhe i pari i vendit në fjalë Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Veseli, gjithashtu, falënderoi Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin si dhe menaxheren e këtij kopshti,  Agnesa Shipoli-Nika për punën e tyre të bërë deri tani.

Kopshti “Nina” ka kapacitet t’i mbajë 170 deri në 200 fëmijë, ndërkaq Kryetari Bahtiri, theksoi se nuk do të ndalet me kaq pasi që aktivitetet e tij do të vazhdojnë edhe më tutje.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati bërë një deklarim një ditë më parë për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë që diçka e tillë është vetëm çështje orësh.