Site icon Telegrafi

Edhe Veseli në Vatikan, për ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Romë, ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme merr pjesë në ceremonitë solemne të organizuara për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Kryekuvendari sonte do të marrë pjesë në ceremoninë e kanonizimit të Nënës Terezë, ndërsa gjatë ditës së nesërme merr pjesë në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të saj, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Exit mobile version