Site icon Telegrafi

Edhe Vallandova do të kërkojë referendum për xeherore

Pas Gjevgjelisë, edhe në Vallandovë kërkohet referendum në lidhje me ndërprerjen e punimeve për hapjen e xeherores ”Kazandoll”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nisma do të ndërmeret nga aktivistë qytetarë që mendojnë se popullsia nuk ka qenë e informuar mjaftueshëm për pasojat e xeherores në shëndetin e tyre dhe mjedisin jetësor.

Sipas AIM-së, nga vetëqeverisja lokale thonë se kanë marrë garancë nga investuesi se do të vendoset pajisja më moderne për mbrojtjen e mjedisit jetësor./Telegrafi/

Exit mobile version