Telegrafi

Edhe Valencia dhe Sevilla pas Di Maria

Sipas mediave portugeze, klubet nga La Liga spanjolle janë të interesuar për një varg yjesh të cilët aktivizohen në kampionatin portugez.

Caku primar i tyre është argjentinasi Angel Di Maria, i cili ka qenë në një formë të shkëlqyeshme për Benfican gjatë këtij sezoni.

Di Maria është cak edhe i një varg klubesh tjera, përfshirë së fundi edhe Chelsean./Telegrafi/