Site icon Telegrafi

Edhe ushtarakët e Maqedonisë kërkojnë rritje rroge

Ushtarët profesionistë dhe sindikata e të punësuarve në ministrinë e mbrojtjes kërkojnë rritje të rrogave të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë dorëzuar në kuvend një kërkesë për përfshirjen e rritjes së rrogave të tyre në rishikimin e buxhetit, pra të ndahen 3 milion euro shtesë për ta. Gjithashtu ushtarakët kërkojnë mbështetjen e deputetëve, që rrogat e tyre të barazohen me ato të të punësuarve në MPB dhe dogana.

Nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë ushtarakët paralajmërojnë grevë. Një kërkesë të ngjashme e sindikatës së të punësuarve në ministrinë e mbrojtjes u dorëzua në maj të këtij viti, me të cilën ushtarakët kërkuan rritje për 20% të rrogave dhe barazim të mëditjes së tyre me të punësuarit e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version