Është raportuar se edhe skuadra e Manchester United ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit të Chelseas, Diego Costa.
Fichajes.net ka raportuar se përpos klubit të Atleticos që është duke shpresuar rikthimin e Costas në Spanjë, për shërbimet e tij tani ka hyrë edhe klubi i Djajve të Kuq, i cili ka përgatitur një ofertë modeste për lojtarin në fjalë.
Një mundësi tjetër për transferimin e Costas tek United është sepse nëse Jose Mourinho bëhet trajner i klubit anglez, atëherë transferimi në fjalë ka shumë gjasa të ndodhë.
Për brazilianin me pasaportë spanjolle gjatë afatit kalimtar të janarit ishin të interesuara edhe klubet kineze.