Telegrafi

Edhe United dështon të shënojë fitore

Më herët gjatë ditës ishte Arsenali që mezi nxori një barazim ndaj Evertonit, ndërsa një paraqitje jo aq bindëse bëri edhe Manchester United dy orë më vonë.

Vendasit e Birmingham Cityt kaluan në avantazh gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Cameron Jerome, ndërsa Djajtë e Kuq arritën të barazojnë vetëm në minutën e 64-të edhe atë falë një autogoli të Scott Dann.

Pesë minutat e fundit mysafirët i luajtën me 10 lojtarë pas përjashtimit të Darren Fletcher me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë barazim, Birmingham City çon në 12 numrin e ndeshjeve si i pamposhtur në fushë vendore dhe barazohet në pikë me Liverpoolin, që të dy nga 33 pikë.

United ruan pozitën e dytë me 42 pikë, dy më shumë se Arsenali që gjendet në pozitën e tretë dhe që ka një ndeshje më pak, si dhe dy më pak se Chelsea, që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/