Këshillëtarët e komunës së Shtipit kanë vendosur që ta bojkotojnë këshillin komunal, si reagim ndaj paraburgimit të deputetëve dhe aktivistëve të dyshuar për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Ata u paraqitën në seancëne sotme dhe kishin veshur triko me mbishkrim ”Edhe unë jam terrorist”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, këshillëtarët brohoritën ”Maqedonia” dhe në mënyrë demonstrative e lëshuan seancën./Telegrafi/