Enes Ibrahim, deputeti i Partisë për Lëvizjen e Turqve, ka theksuar se edhe pse në Fakultetin Pedagogjik dhe Filologjik mësohet në gjuhën turke, kuotat e studentëve janë zvogëluar dukshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Prandaj edhe i është drejtuar me pyetje Qeverisë së Maqedonisë.
“Cila është nevoja, qëllimi dhe kush qëndron prapa vendimit që të zvogëlohen kuotat e studentëve të cilët do të studiojnë në gjuhën turke? A është Qeveria kategorikisht kundër krijimit të kuadrove të reja arsimore në gjuhën turke?”, ka thënë Enes Ibrahim, deputet i Partisë Turke në Maqedoni.
Shefi i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski nuk ka dashur të përgjigjet para kamerave për këtë akuzë të Ibrahim, por jashtë regjistrimeve ka thënë se partia në pushtet gjithnjë ka pasur mirëkuptim për kërkesat e komunitetit turk.
Me plotësimet e reja të këtij ligji, konfirmohet që gjuha në të cilën do të zhvillohet mësimi, duhet të jetë njëra nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian./Telegrafi/