Me kërkesë të Prokurorisë speciale publike, kryetari i komunës së Manastirit Vladimir Taleski, i dyshuar në rastin „Transportuesi” do të mbetet edhe 30 ditë plotësuese në arrest shtëpiak, ka njoftuar Gjykata penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mbikëqyrjen e masës arrest shtëpiak e zbaton SPB e Manastirit, ndërsa nëse i dyshuari nuk i përmbahet masës arrest shtëpiak kundër tij do të përcaktohet masa paraburgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Telegrafi/