Site icon Telegrafi

Edhe tri raste në Elbasan me virusin Ethet e Nilit

Tre raste të reja janë konfirmuar me virusin Ethet e Nilit, duke e çuar në pesë numrin e të prekurve në qarkun e Elbasanit.

Tre rastet e fundit janë konfirmuar konkretisht:

-Në Cerrik, një 84-vjeçar

-Në Paper një-73-vjeçar

-Në Tregan një 60-vjeçar

Te prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabile, pa rrezik për jetën, njofton Top Channel.

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy të shëruar.

Institucionet e shëndetit publik dhe ato vendore kanë marrë masa për dezinfektimet e zonave të prekura.

Exit mobile version