Site icon Telegrafi

Edhe tri qendra të votimeve pa u numëruar, rezultate interesante në Prishtinë

Kanë mbetur edhe tri qendra të votimeve në Prishtinë pa u numëruar, nga 247 sa ishte numri i përgjithshëm i këtyre vendvotimeve.

Sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga  98.79 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37 mijë e 339 vota ose  37.15 për qind të votuesve. transmeton Telegrafi.

Lidhja Demokratike zë vendin e dytë me 32 mijë e 497 vota ose 32.42 për qind. PDK radhitet e treta me 15.42 për qind të votave.

Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e djeshme ka marrë 7.60 për qind të votave, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD ka marrë 4.76 për qind të votave.

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version