Edhe tre muaj shtyhet afati për ofertuesit e para-kualifikuar për dorëzimin e ofertave dhe zgjedhjes së investitorit për fazën e parë të Termocentralit ‘Kosova e Re’.
Kështu Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, përmes këshilltarëve të transaksionit ka njoftuar ofertuesit e para-kualifikuar.
Ky vendim thuhet se është marrë pas kërkesës së investitorëve të para-kualifikuar.
Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re” do të informojë me kohë publikun për hapat tjerë që pritet të merren gjatë kësaj periudhe dhe caktimin e datave respektive. /Telegrafi/