Komisioni Shtetëror Zgjedhor edhe tre ditë do të mirëpres qytetarët e klasifikuar si votues fiktiv nga lista prej 39.502 të cilët duhet të verifikohen. Afati për verifikim kalon më 19 gusht, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Votuesit ”fiktiv” duhet të paraqiten në zyrat rajonale të KSHZ-së apo në formë elektronike nëpërmjet ueb faqes të Komisionit Shtetëror Zgjedhor ku duhet të verifikojnë e pastaj të mbushin vërtetimin se nuk janë fiktiv.
Pas këtij procesi të verifikimit, në KSHZ fillon procesi i kontrollit dhe pastaj vjen vendimi rreth atij votuesi.
Deri dje (15 gusht) janë paraqitur 5022 qytetarë, të cilët kanë vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga këto qytetarë, prej tyre 2236 janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 2786 janë paraqitur përmes aplikacionit në internet.
Gjithsej janë 39.502 presona që duhet të paraqiten, ndryshe KSHZ-a ka të drejtë t’i fshij nga lista zgjedhore. /Telegrafi/