Antonis Constantindes, i cili ditë më parë u emërua trajner i Sigal Prishtinës, për ta zëvendësuar Marjan Ilievskin, është zgjedhur trajneri i vitit në Rumani, pas suksesit me klubin e këtij vendi CS Energie, transmeton Koha.net. Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i Sigal Prishtinës përmes një postimi në Facebook.
“Pas çmimeve si klubi më i mirë i vitit nga Grupi Koha dhe Komuna e Prishtinës edhe një anëtar tjetër i klubit tonë është zgjedhur më i miri. Trajneri i sapo emëruar Antonis Constantindes është zgjedhur trajneri i vitit në Rumani”, ka shkruar Sigal Prishtina në Facebook.