Telegrafi

Edhe Toure largohet nga Barcelona

Drejtori i klubit Joan Oliver ka konfirmuar se Henry do të largohet dhe atë në parametra zero, që pritet të kalojë te New York Red Bulls.

Në rastin e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, Oliver deklaroi se gjithë ajo që mungon është firma e Yaya Toures, pasi që Barca dhe City kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij.

“Vendimi tani është në dorë të lojtarit dhe agjentëve të tij. Marrëveshja nuk po arrihet për shkak të kushteve nga ana e futbollit tek klubi i ri”, theksoi Oliver. /Telegrafi/