Telegrafi

Edhe Tottenham në garë për Dzekon

Sipas The Mirror, ky transferim do të mund të vihej në jetë, përkundër asaj se sulmuesi i Wolfsburgut ka shprehur hapur dëshirën për të kaluar te Milani, duke mos përjashtuar një transferim në Ligën Premier.

Harry Redknapp është duke planifikuar shitjen e Robbie Keane dhe Roman Pavlyuchenkos, në mënyrë që të krijojë hapësirë për boshnjakun. Sidoqoftë, për të sjellë një sulmues të kalibrit të Dzekos, Tottenhami së pari duhet të sigurojë Ligën e Kampionëve.

Së shpejti në garë për Edin Dzekon pritet të futen Chelsea dhe Manchester City të cilat janë duke e monitoruar situatën që një kohë të gjatë. /Telegrafi/