Telegrafi

Edhe Torres në planet e Chelseat

Sipas The Sun, Abramovich i ka thënë Carlo Ancelottit se ai do të ketë në dispozicion dyfishin e kësaj shume për të përforcuar ekipin.

Ancelotti shpreson se do të mund të nënshkruajë me së paku dy emra të rinj, me Torres në maje të listës e që ndiqet nga sulmuesi i Atletico Madrid, Sergio Aguero.

Manchester City po ashtu është duke përgatitur ofertë për spanjollin. Por nëse City dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, dhe të njëjtën gjë bën edhe Liverpool, blutë do të jenë favoritë për të nënshkruar me Torres. /Telegrafi/