Telegrafi

Edhe Toni Jakimovski mbetet pa pasaportë

Toni Jakimovski, shef i kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov , mbetet pa pasaportë.

Gjykata e apelit e ka refuzuar ankesën e palës mbrojtëse dhe e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës penale, me çka pasaporta e Jakimovskit mbetet në gjykatë, si pjesë e masave të sigurisë. Gjykata supreme këtë verë e shpëtoi Jakimovskin nga paraburgimi për rastin “Fortesa”.

Gjykata e apelit i caktoi masë paraburgimi, së bashku me Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, por Gjykata supreme e shfuqizoi vendimin për të, nuk do të shkojë në paraburgim, por pasaporta e tij mbetet.Për këtë arsye Jakimovski humbi edhe funksionin e drejtorit të Qendrës për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore (SELEC)me seli në Rumani./Telegrafi/