Telegrafi

Edhe Thaçi shkon në ndërtesë të Kuvendit

Edhe pse ditë pushimi, presidenti Hashim Thaçi është parë duke hyrë në ndërtesën ku është edhe Presidenca e Kosovës.

Nuk dihen arsyet pse presidenti Thaçi ka shkuar sot në zyrë, por njëkohësisht në zyrat e GP të LDK-së po mbahet një takim ku janë të pranishëm kryeministri Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natali Apostolova.

Këta janë mbledhur në përpjekje për t’i bindur deputetët e LDK-së që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.