Site icon Telegrafi

Edhe Tetova shënon ditën e personave me nevoja të veçanta

Sot në Tetovë, në Qendrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta, u shënua 3 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra ditore kujdeset për rreth 25 fëmijë me aftësi të veçanta në moshën prej 5 deri 25 vjeç, ndërsa 17 prej tyre rregullisht e vizitojnë këtë qendër. Koordinuesi i qendrës, Bexhet Kamberi, vlerëson se numri i fëmijëve me nevoja të veçanta në qytetin e Tetovës është edhe më i madh.

Qendra ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë, ekziston nga viti 2002 dhe kujdeset për fëmijë me aftësi të kufizuara mesatare, të rënda dhe të thella intelektuale dhe pengesa të kombinuara në zhvillim.

Në manifestimin e sotëm, kjo qendër ju ndau mirënjohje disa institucioneve, shoqatave, firmave dhe individëve të cilët me bujari e ndihmojnë punën e kësaj qendre./Telegrafi/

Exit mobile version