Bashkia e Shkupit ka sjellë vendim për të vendosur fasada baroku edhe për tetë ndërtesa rreth selisë së OBRM-PDUKM-së në Shkup, shkruan e përjavshmja Fokus, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mes këtyre ndërtesave janë: hoteli TCC Plaza, ndërtesa e Lotarisë së Maqedonisë dhe ndërtesa e Tehmoetal.
Këto vepra përsëri i bien në hise t’i punojë arkitekti Zharko Çaushevski i cili duhet të përfundojë projektin për 6 muaj. Për këto ndërtesa ai do të merr honorarë prej 700.000 euro.
Pas projektit, kompania e tij gjithashtu do të merr punën për realizimin dhe ndërtimin e projektit të tij./Telegrafi/