Pamjet e fëmijëve të vrarë në rrugët e Alepos, që janë të mbuluar me hirin e shtëpive të shkatërruar edhe për të rinjtë e grupit Rin’On në Ferizaj ka ngjall kujtime të hidhura.
Me këtë rast në shenjë solidarizimi me viktimat e pafajshme në Aleppo të Sirisë këta të rijnë kanë ndezur qirinj në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.
“Mbrojeni Aleppon, është obligim i të gjithëve!.” ishte moto e këtyre të rinjve, shkruan ferizajpress.com