Telegrafi

Edhe të mëdhenjtë kopjojnë (Foto)

Një fotograf në Melbourne ka thënë se ka mbetur “i tronditur dhe i habitur” pas reklamës së fundit të xhinseve të Calvin Klein në bashkëpunim me ‘FKA twigs’, pasi ka ngjashmëri me punën e tij.

Jack Hawkins shkrepi një fotografi në korrik të vitit të kaluar, si pjesë e një projekti personal që përshkruan një vajzë bionde të zhveshur, të shtrirë në mes të një “deti” mes xhinsesh ngjyrë blu, transmeton KP.

Fotografi 24 vjeçar pretendon se skena e fundit në reklamën e Calvin Kleinit tregon të njëjtën gjë si fotografia e tij.