Site icon Telegrafi

Edhe të krishterët mund të përdorin fjalën Allah

Këtë akt qeveria do ta merr si pasojë e protestave paqësore të myslimanëve nga ky vend, me ç’rast ekziston frika nga rreziku i përleshjeve ndërmjet grupeve fetare në vend, ku përveç myslimanëve ka edhe të krishterë, budistë dhe besimtarë hindu.

Zyrtarë qeveritarë kanë thënë se Qeveria do të bëjë ankesë, ndërsa njëherit kanë kërkuar nga myslimanët që të respektojnë vendimin Gjykatës dhe të lejojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje me rrugë ligjore.

Kështu, nga e enjtja e kaluar (31 dhjetor), Gjykata në Malajzi ka anuluar ligjin që pengonte përdorimin e fjalës “Allah” në vend të fjalës “Zot” nga jomyslimanët.

Një pjesë e myslimanëve në Malajzi konsiderojnë se emërtimi i Zotit me fjalën “Allah” është vetëm fjalë islame dhe atë duhet ta përdorim vetëm myslimanët, mirëpo dijetarët islamë në atë vend thonë se të gjithë mund ta quajnë Zotin Allah, pa dallim feje. /Telegrafi/

Exit mobile version