Edhe të famshmit vishen lirë, ndonjëherë shumë lirë
Gazmend Kajtazi
Gwen Stefani, Emily Blunt, Emmy Rossum, Jessica Alba, Jamie Chung, Vanessa Hudgens, Solange Knowles apo Julianne Hough janë vetëm disa nga ato që nuk shpenzojnë shumë për veshjet e tyre.
Kjo është një listë me disa personazhe të cilët kanë shpenzuar më pak se 100 dollarë për veshjet e tyre.
Emily Blunt Këtu Emily Blunt ishte shtatzënë dhe është parë në Londër e veshur me një bluzë me vija dhe një triko, xhinse dhe atlete (98 dollarë).
Gwen Stefani Edhe veshja e Gwen Stefani është ndër më të lirat. Një këmishë shtatzënie kuq e zi (78 dollarë) me xhinse të ngushta dhe atlete të bardha me qafë.
Emmy Rossum Emmy Rossum duket shumë trendi me një xhaketë të bardhë me të zezë (29 dollarë, origjinale 37 dollarë), ndërsa është fotografuar në LA.
Jessica Alba Jessica Alba është një nga më personazhet e njohur më fashion që shihet vazhdimisht. Xhinset Galaxy (88 dollarë), i ka kombinuar me një xhaketë sportive dhe çizme lëkure.
Brooklyn Decker Brooklyn Decker, në një nga daljet e saj publike nuk e ka pasur problem të veshë një fund shumë të ngushtë (40 dollarë), në një promovim në San Francisco.
Karolina Kurkova Në vitin 2013, në “Fashion Institute of Technology Foundation” në NYC, Karolina Kurkova kishte veshur një fustan cobalt-i (98 dollarë).
Jamie Chung Jamie Chung ka veshur një bluzë të bardhë dhe një fund leopardi (89 dollarë) në një event në West Hollywood.
Vanessa Hudgens Vanessa Hudgens duket shumë cool në ceremoninë e “American Eagle” në NYC me një këmishë (45 dollarë) një bluzë të shkurtër (13 dollarë, origjinale 20), kombinuar me xhinse të ngushta dhe sandale.
Solange Knowles Solange Knowles, gjatë një performance në NYC, ka veshur një kostum (80 dollarë, origjinali 155).
Diane Kruger Edhe Diane Kruger duket mjaft bukur, ndërsa është duke shëtitur me të dashurin e saj Joshua Jackson. Aktorja ka veshur një fustan me lule (59 dollarë) kombinuar me çizme të shkurtra të zeza.
Natalie Portman Natalie Portman ka veshur një fustan xhins, së bashku me një palë atlete të sheshta, e gjitha vetëm për 55 dollarë.
Julianne Hough Julianne Hough, e veshur thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe xhinse të ngushta në LA, një veshje që kushton vetëm 79 dollarë.
Molly Sims Molly Sims ka zgjedhur një fustan nga Zara ( për 90 dollarë) dhe duket shumë bukur në fundjavë.